ZHVILLIMI NE NJE
EKOSISTEM KRIJUES

VITAMINA lind si domoshmëri e krijimit të një HUB-i të Industrise Krijuese në kryeqytet e cila do të ndërveprojë ngushtësisht me aktorët dhe faktorët  që operojnë në këtë fushë

 
 

Tashmë realitetet e bashkëveprimit ndërsektorial nuk janë vetem domosdoshmëri për konkurueshmërinë dhe zhvillimin e aktorëve, organizatave dhe bizneseve, por dhe sfida për kreativitetin, sipermarrjen dhe inovacionin që të pararendin transformimet që na presin. Entitetet, individët dhe organizatat që do ti paraprijnë këtij evoluimi do të jenë katalizatorët, liderat dhe motivuesit e së ardhmes. Industria kreative është ndër më të financuarat sot në Europë, me fonde publike që synojnë të nxisin afrimin e rinise me teknologjinë e re dhe konvertimin e industrisë kreative në industrinë më të rëndësishme në të ardhmen.

 

Aftësite tona aplikuese në përfitimin e këtyre fondeve janë të limituara pikërisht për faktin se ketu nuk është krijuar akoma masa kritike e industrisë kreative që mund të mundësoje zhvillim dhe qëndrueshmëri (sustainability). Për të realizuar këtë duhet krijuar një klimë e favorshme pikërisht me projekte të tilla pilot që synojnë krijimin e qelizave (cluster) që rriten e zhvillohen nën kujdesin mikroklimave të krijuar artificialisht (sera) në të cilat do të kultivohen jo vetëm produktet e para, por do të trajnohen edhe vetë kultivuesit nëpërmjet kurseve dhe workshopeve intensive me ekspertet më të mirë të huaj.

 

Jeni të mirëpritur në këtë rrjet (network) për të ndarë informacione dhe për të promovuar së bashku më të mirën e industrisë krijuese shqiptare.

HAPESIRA, INDUSTRITE DHE NJEREZIT

Ne kemi krijuar infrastrukturën dhe një ekip të apasionuar ndaj individëve dhe industrive krijuese

VITAMINA lind si domoshmëri e krijimit të nje HUB-i të Industrisë Krijuese në kryeqytet e cila do të ndërveprojë ngushtësisht me Universitetin Barleti dhe me aktorët e faktorët që operojnë në fushën e industrisë krijuese. Kësaj do ti shërbejë hartimi i politikave nxitëse që do të ndikojnë në bashkëveprimin dhe bashkëpunimin e këtyre aktorëve dhe faktorëve për të realizuar një masë kritike interesante dhe të aftë për t'u ballafaquar me sfidat e bashkëpunimit me partnerët ndërkombetarë.

Sfidat aktuale me të cilat po përballen industritë, qytetarët, qeveritë dhe organizatat në të gjithë botën nga zhvillimet e vrullshme teknologjike dhe transformimet dixhitale me impact social – ekonomik – kulturor, kanë bërë të domosdoshëm evoluimin e të gjithë ekosistemit në të cilin ekonomia globale e ajo lokale zhvillohen.

AGENDA

Bashkëpunojmë

Bisedojmë

Eshtë kënaqësi të takohemi, të diskutojmë dhe të ndajmë me njeri tjetrin eksperiencat tona

Ndërveprojmë

Të gjejmë të gjitha pikat ku sinergjia jonë mund të jetë e vlefshme

Bëhu pjesë

Së shpejti do të aktivizojmë regjistrimin online

Informoheni

Do të njiheni me praktikat më të mira nga ekspertët tanë dhe ata ndërkombëtarë

Bashkëpunimi është shenjë e inteligjencës dhe janë të pafund mundësitë për ta realizuar atë

 

PARTNERS

UB.png
EDS.png
iceberg.png
bird.png

INSTAGRAM

Jeni të mirëpritur në këtë rrjet (network) për të ndarë informacione dhe për të promovuar së bashku më të mirën e industrisë krijuese shqiptare